TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2025, 20:10

Tronditet Reali i Madridit, lideri i skuadrës 3 muaj jashtë fushave të lojës

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Reali i Madridit, lideri i skuadrës 3 muaj jashtë fushave

Lajme aspak të mira për Realin e Madridit. Shqetësimi që Antonio Rudiger ka shfaqur në stërvitjen e fundit me madrilenët, gjatë paradites së sotme, ka rezultuar shumë më i rëndë nga sa u mendua fillimisht.

Qendërmbrojtësi gjerman, i cili e filloi seancën stërvitore të sotme normalisht, ndjeu shqetësim në pjesën e fundit të kofshës së majtë. Më pas ai nuk u paraqit në listën e skuadrës për sfidën e fundjavës ndaj Real Sociedadit.

Vetëm pak më parë, është konfirmuar se Rudiger është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin rektus anterior të këmbës së majtë. Një dëmtim i tillë kërkon të paktën 10-12 javë kohë për t’u rikuperuar.

Mungesa e Rudiger është një problem madhor për Çabi Alonson, pasi gjermani është një lojtar kyç te Reali i Madridit. Makthi i sezonit të kaluar për madrilenët, që ishin dëmtimet e shumta dhe të rënda, duket se po përjetohet edhe këtë sezon.

 

antonio rudiger qendërmbrojtësi gjerman reali i madridit

Lini një Përgjigje