TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2025, 18:54

Golat e pjesës së parë nuk mjaftojnë për 3 pikë, Kukësi i zhgënjyer nga sfida me Lushnjën

Shkruar nga Pamfleti

Golat e pjesës së parë nuk mjaftojnë për 3 pikë,

Kukësi dhe Lushnja kanë barazuar ditën e sotme në kuadër të javës së 3 të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi 1-1.

Në fillim ishin miqtë që kaluan në avantazh me anë të Mikel Cankës, i cili shënoi në minutën e 13. Ndërsa Kukësi barazoi në minutën e 31 me anë të Uilson, i cili realizoi një supergol.

Pas këtij barazimi, verilindorët shkojnë në vendin e 3 në kuotën e 4 pikëve. Në krahun tjetër, Lushnja me 1 pikë më pak, deri më tani mban vendin e 4 në renditjen e Kategorisë së Parë.

kukësi lushnja kategoria e parë

Lini një Përgjigje