
Një sensacion i vërtetë transferimesh po shfaqet në Portugali.
Sipas mediave atje, Jurgen Klop, është kandidati kryesor për postin e trajnerit të Benfikës. Megjithatë, kjo do të ndodhë pasi të skadojë kontrata e trajnerit aktual Bruno Laj, shkruan “GazetaBlic Sport”.
Klop u largua nga Liverpuli në verën e vitit 2024 për të marrë një pozicion si drejtues global i futbollit te Red Bull, ku do të punojë me Lajpcigun, Salcburgun dhe Nju Jork Red Bulls. Pavarësisht pushimit të tij nga puna e trajnerit, gjermani mbetet një nga emrat më të kërkuar në futbollin botëror.
Kandidati për president i Benfikës, Kristobal Karvajo, ka deklaruar publikisht se nëse fiton zgjedhjet, do të sjellë Jurgen Klopin në Lisbonë.
“Na duhet një trajner i nivelit më të lartë, dikush që ka fituar tashmë Ligën e Kampionëve dhe mund t’i sjellë trofeun Benfikës. Ka vetëm një emër – Jurgen Klop”, tha ai.
Lini një Përgjigje