
Po luhet pjesa e parë mes Rubin Kazan dhe Dinamo Makhaçkala, e vlefshme për javën e 8 në Premier Ligën Ruse. Bomberi i Kombëtares Mirlind Daku po rezulton përcaktues deri në këtë moment. Në minutën e 27, Daku është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Për sulmuesin 27-vjeçar, ky ishte goli numër 7 në kampionatin rus (golashënues më i mirë), tregues se po përjeton një sezon mbresëlënës.
Por me Kombëtaren në miqësoren me Gjibraltarin dhe takimin e vlefshëm për kualifikueset e “Botërorit 2026” me Letoninë, Daku regjistroi në fushë vetëm 55 minuta në total. Rubin Kazan me këto shifra numëron 14 pikë në Premier Ligën Ruse, e përkthyer me vendin e 5.
Lini një Përgjigje