
Lajmi i rëndë vjen vetëm 2 dy javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.
Bota e futbollit është në zi! Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar portugez i Liverpoolit humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident në Spanjë.
Sipas autoriteve vendase, aksidenti tragjik ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.
Raportohet se Diogo Jota po udhëtonte me makinë së bashku me vëllain e tij Andre, gjithashtu një futbollist 26-vjeçar, kur automjeti doli nga rruga dhe u përfshi në flakë. Si pasojë e aksidentit tragjik, të dy vëllezërit humbën jetën
Lajmi i rëndë vjen vetëm 2 dy javë pasi 28-vjeçari u martua me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Rute Cardoso, në Porto.
Dëshmitarët që telefonuan numrin e urgjencës 112 raportuan se makina u përfshi plotësisht nga flakët, i cili më pas përfshiu edhe bimësinë përreth, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.
Diogo Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për një shumë prej 44.7 milionë eurosh. Që nga ajo kohë, ai regjistroi 182 paraqitje, duke shënuar 65 gola dhe dhënë 26 asiste.
Me Liverpoolin, ai fitoi Premier League-n në sezonin 2024-25, si dhe FA Cup dhe League Cup në sezonin 2021-22. Më herët, ai kishte luajtur edhe për Atlético Madrid, Porto dhe Wolves, duke u kthyer në një nga sulmuesit më të vlerësuar në Evropë.
Familja, shokët e skuadrës dhe e gjithë bota e futbollit janë në zi për këtë humbje të parakohshme dhe të dhimbshme. Klubet ku ka luajtur pritet të organizojnë homazhe në nder të tij në ditët në vijim.
⚫ Muere el futbolista del Liverpool Diogo Jota en un accidente de tráfico en la provincia de Zamora
— MARCA (@marca) July 3, 2025
???? El siniestro se produjo en el kilómetro 65 de la A-52, a la altura del término municipal de Palacios de Sanabria. pic.twitter.com/Uz15fMHKoZ
Lini një Përgjigje