
Vllaznia ka zhvilluar ditën e sotme një tjetër miqësore parasezonale. Megjithatë, rezultati nuk ka qenë më i miri për skuadrën shkodrane që u përball me Petrolulin në Slloveni.
Ekipi i drejtuar nga Edi Martini është mposhtur me rezultatin 2-0 ngë ekipi rumun. Petrolul arriti të ndëshkojë Vllazninë në minutën e 19 falë golit të realizuar nga Dumtsios.
Ndërsa në minutën e 36 të kësaj miqësoreje, rumunët shënuan të dytin me Radu. Takimi i sotëm miqësor për skuadrën e Martinit erdhi pas atij me Olimpija Ljubjanën. Në të dyja ndeshjet nuk u gjet rrjeta nga kuqeblutë, ndërsa u pësuan 6 gola.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Vllazninë në prag të nisjes së rrugëtimit europian.
Lini një Përgjigje