TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2025, 14:29

Trajneri i Bërnlit “ndëshkon” Armando Brojën, çfarë po ndodh me sulmuesin shqiptar?!

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Bërnlit “ndëshkon” Armando Brojën,

Ekipi i Bërnlit do të përpiqet të rikuperojë hendekun që është krijuar pas 4 javësh në Premier Ligën angleze. Dueli i radhës për Skot Parker dhe ekipin e tij është Notingam Forest, takimi i cili do të luhet sot në orën 16:00.

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja mori minutat e para në Premier Ligë si lojtar i Bërnlit kundër Liverpulit.

Edhe pse Entoni dhe Foster bënë paraqitje të dobëta kundër “Reds”, sipas “Burnley Express”, trajneri Parker do t’i besojë sërish këtyre emrave edhe ndaj Notingamit si titullar, tregues se Broja do të shpresojë të marrë disa “thërrime” minutash nga stoli.      

armando broja sulmuesi shqiptar skot parker trajneri i bërnlit

Lini një Përgjigje