
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka zbuluar në një intervistë për “Tring Sport”, idhujt e tij në futboll, teksa foli edhe për golat në karrierë. Pyetjeve të shpejta, Cana iu përgjigj edhe për lojtarin më të mirë në botë si edhe stadiumin më elektrizues.
“Idhulli i parë fare ka qenë Marko Van Basten dhe më pas duke u rritur, Zinedin Zidan. Momentalisht, mendoj se Mbape është lojtari më i mirë në botë, teksa stadiumi më elektrizues është “Velodrome” i Marsejës. Emocionalisht, goli i parë dhe i vetmi me Kombëtaren është më i bukuri ndërsa si teknikë, me roveshatë në Fiorentina-Lacio më 2014″, u shpreh Cana.
Lini një Përgjigje