TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2023, 22:40

Tjetër Kupë Bote në dhjetor, 8 legjendat e kombëtareve me më shumë tituj organizatorët e eventit

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër Kupë Bote në dhjetor, 8 legjendat e kombëtareve me

Një ngjarje e re e madhe futbolli “do të shohë” dritën në dhjetor 2023. Për të qenë më konkretë, bëhet fjalë për Kupën e Botës së Legjendave, një turne i organizuar nga vetë emrat e mëdhenj dhe në të cilin do të marrin pjesë tetë ekipe kombëtare, të përbërë nga lojtarë që kanë dalë në pension dhe që kanë luajtur të paktën një ndeshje me ekipet e tyre përfaqësuese, përpara se të “varnin këpucët në gozhdë”.

Në Botërorin e legjendave do të marrin pjesë Spanja, Brazili, Argjentina, Uruguaji, Franca, Anglia, Italia dhe Gjermania.

Ky kompeticion do të zhvillohet në një vend të vetëm ende të pacaktuar (tre qytete nga Amerika e Veriut, një nga Amerika e Jugut dhe dy nga Lindja e Mesme janë kandidatë për të pritur këto ndeshje).

Kapitenët e skuadrave në fjalë do të jenë: Mishel Salgado (Spanjë), Emerson (Brazil), Esteban Kambiaso (Argjentinë), Diego Lugano (Uruguaji), Kristian Karembë (Francë), Stiv MekManaman (Angli), Marko Materaki (Itali) dhe Kevin Kuranji (Gjermani).

Ndeshjet do të luhen në dy pjesë nga 35 minuta dhe në rast barazimi sfida do të shkojë direkt në penallti.

botërori i legjendave

Lini një Përgjigje