TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2023, 19:46

Rikthehen kombëtaret në qershor, trajneri i Anglisë publikon listën e lojtarëve për kualifikueset e “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen kombëtaret në qershor, trajneri i Anglisë publikon

Trajnari i Kombëtares së Anglisë, Garet Sauthgejt ka vendosur ditën e sotme në mënyrë përfundimtare për grupin e 25 lojtarëve që do të ketë në dispozicion prë 2 ndeshjet e radhës ndaj Maltës dhe Maqedonisë së Veriut, të vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

Në portë, Sauthgejt ka piketuar treshen Xhonston, Pikford e Ramsdejl. Në mbrojtje, tekniku i “3 luanëve” ka përzgjedhur lojtarë si Trent Aleksandër-Arnold, Dank, Guehi, Megajër, Tajron Mings, Luk Shou, Xhon Stons, Kevin Tripier e Kajl Uolker, duke lënë jashtë lojtarë si Kris Smolling e Fikajo Tomori.

Në mesfushë të vlefshëm për teknikun Sauthgejt janë Belingham, Eze, Galager, Henderson, Filips e Rajs, ndërsa për repartin e sulmit janë përzgjedhur Fil Foden, Herri Kejn, Markus Rashford, Xhek Grilish, Bukajo Saka, Xhejms Medison e Kollum Uillson, ndërsa jashtë ka mbetur “bomberi” i Romës, Temi Abraham.

anglia kombëtarja e "3 luanëve" garet sauthgejt

Lini një Përgjigje