
I akuzuar për përdhunimin e një vajze minorene, historia që përfshinte Mario Balotelin ka marrë fund. Sulmuesi italian është shpallur i pafajshëm dhe pas hekurave ka përfunduar avokati që pretendonte të kishte përfitime të mëdha financiare.
Avokati nga Treviso, Roberto Imparato është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg, teksa duhet që sulmuesi t’i paguajë edhe shumën e 80 mijë eurove si dëmshpërblim për dëmtimin e imazhit.
Historia daton 5 vite më parë, kur avokati së bashku me një vajzë minorene, kishin inskenuar përdhunimin e kësaj të fundit. Ai kishte kërkuar që minorenja të fliste me Balotelin, ndërkohë që avokati e shantazhonte sulmuesin, duke kërkuar 100 mijë euro për të heshtur por fatmirësisht për Balotelin, gjërat janë zbardhur.
Lini një Përgjigje