TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2023, 15:50

Disiplina dënon ashpër “kopjen” e Zidan, ‘sakatohen’ Laçi, Bylisi dhe Tirana, zyrtari i bardhebluve pezullohet me 8 ndeshje

Shkruar nga Pamfleti

Disiplina dënon ashpër “kopjen” e Zidan,

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për ndeshjet e luajtura gjatë kësaj fundjave dhe jo vetëm. Pezullime të shumta, gjoba dhe dënime të ndryshme ka pasur për Superioren, futbollin e femrave dhe moshat.

Futbollisti i Bylisit, Santos është dënuar me 5 ndeshje pezullim, pasi goditi me kokë mbrojtësin e Kukësit, Ebert, ndërkohë që me 8 ndeshje pezullim janë dënuar Grent Halili, djali i presidentit të Tiranës, Refik Halili dhe presidenti i Vllaznisë për femra, Lazer Matija. Gjoba edhe për sjelljen e keqe të spektatorëve, ku e pësojnë Laçi, Tirana dhe Bylisi.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplina:

1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

5. Lojtari i KF Bylis, Santos Oliver Joanisson, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

6. Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtarja e FC Kinostudio Femra, Melisa Doce, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

8. Zyrtari i KF Teuta U-19, Ilir Biturku, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Denis Zmijani, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. FC Dinamo U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-15, kundër Studenti U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

komisioni i disiplinës tirana laçi bylis

Lini një Përgjigje