
Më 25 nëntor të vitit 2020, Diego Armando Maradona humbi jetën për shkak të një arresti kardiak, duke hidhëruar miliona fansa në mbarë botën. Ndërkohë, llogaria e “Facebook” gjatë gjithë kohës është menaxhuar nga familjarët e legjendës së futbollit.
Gjithsesi, mësohet se kjo llogari ka rënë në ‘dorën e gabuar’, pasi është vjedhur nga hakerat rusë, që kanë arritur të ndërhyjnë në këtë llogari, ku mes ndryshimeve të shumta, ata kanë postuar edhe një tekst tronditës, që për disa momente i ka lënë të gjithë të shokuar.
“E dini që ju mashtrova për vdekjen time? Unë nuk kam vdekur, por ju kam mashtruar”, shkruhet në profilin e tij. Ndërkohë ka edhe shumë postime të tjera, të cilat menjëherë kanë marrë reagime nga ndjekësit, teksa postimi i fundit real i përket pak ditëve më parë, kur me anë të llogarisë së Maradonës, jepet një urim për Kombëtaren U-20 të Argjentinës para Botërorit.

Lini një Përgjigje