TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2023, 19:34

Frikë nga sulme me dronë, Franca nis përgatitjet për “Paris 2024”, 35 mijë forca sigurie për mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike

Shkruar nga Pamfleti

Frikë nga sulme me dronë, Franca nis përgatitjet për

Franca do të vendosë 35,000 personel sigurie dhe ushtarakë për të mbrojtur ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, “Paris 2024” nga kërcënimet, përfshirë sulmet me dron.

Mijëra persona pritet të ndjekin nga afër organizimet dhe për këtë arsye i gjithë vendi do të blindohet për të qendruar në gatishmëri ndaj kërcënimeve të sigurisë duke përfshirë sulmet me bombë ose dronë.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha se përforcimet do të vijnë nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa qëllimi është shmangia e të gjitha ngjarjeve të papritura kur deri më tani nuk ka ndodhur.

Kam vendosur t’i besoj të gjithë linjës që merret me ceremoninë e hapjes dhe misionet e sigurisë, nën kujdesin e vetëm të prefektit të policisë. Vendi nuk do të ruhet vetëm nga toka, por edhe nga ajri e uji. Pothuajse 35,000 persona të sigurisë së brendshme do të jenë atje më 26 korrik 2024”, tha Gerald Darmanin, Ministri i Brendshëm i Francës.

Sipas të dhënave paraprake, qeveria njoftoi se pritet që më shumë se 600 mijë njerëz të marrin pjesë në ngjarjen e nisjes së Lojërave Olimpike, duke përfshirë 100 mijë, të cilët do të paguajnë deri në 2700 euro secili për një vend.

Ceremonia e hapjes së Parisit 2024 do të jetë e para e mbajtur jashtë një stadiumi në një lojë verore. Organizatorët po planifikojnë të instalojnë flakën olimpike në Kullën Eifel, në majë të monumentit. Lojërat Olimpike 2024 do të zhvillohen nga 26 korriku 2024 deri më 11 gusht 2024.

gerald darmanin ministri i brendshëm i francës lojërat olimpike "paris 2024"

Lini një Përgjigje