TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Maj 2023, 16:54

Tolerancë zero ndaj fyerjeve raciste në drejtim të sulmuesit brazilian të Realit, shkon në 7 numri i të arrestuarve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tolerancë zero ndaj fyerjeve raciste në drejtim të sulmuesit

Vinisius Zhunior është aktualisht në qendër të vëmendjes në Spanjë. Ndërsa shtypi vendas i tregon mbështetje unanime, këtë të martë, pas fyerjeve raciste të marra të dielën në Valencia, sulmuesi brazilian i Realit të Madridit e gjen veten në zemër të një afere të re.

Pasi identifikoi, të hënën, një nga mbështetësit e Valencias, përgjegjës për fyerjet raciste ndaj Vinisius Zhunior, policia spanjolle njoftoi të martën arrestimin e tre individëve të rinj të dyshuar se kishin thënë këto ofendime. “Policia arrestoi sot tre të rinj në Valencia për sjelljen raciste të ndodhur të dielën gjatë ndeshjes mes Valencias dhe Realit të Madridit”, tha policia lokale.

Ky përparim vjen një ditë pas hapjes së një hetimi, nga zyra e prokurorit publik të Valencias, për "krimin e urrejtjes", një kategori kriminale që përfshin krimet raciste në Spanjë. Këshilli Superior i Sporteve Spanjolle (CSD) tha nga ana e tij se po analizonte imazhet për të identifikuar," autorët e këtyre fyerjeve për të propozuar sanksionet e duhura".

Tolerancë zero ndaj fyerjeve raciste në drejtim të sulmuesit

Sakaq, policia sapo ka njoftuar edhe arrestimin e katër personave të moshave 19, 21, 23 dhe 24-vjeç në lidhje me këtë lajm. Ata akuzohen për një "krim urrejtjeje", një kategori kriminale që përfshin krime raciste në Spanjë, tha policia spanjolle në një deklaratë për shtyp. Tre prej tyre janë “anëtarë aktivë të një grupi ultra mbështetësish të një klubi madrilen”, shtoi policia pa e identifikuar këtë klub.

Menjëherë pas ngjarjeve, emri i Frente Atletiko, një grup ultras të ekstremit të djathtë nga klubi Kolçonero, ishte përmendur në lidhje me sloganin e përdorur dhe të pranishëm sipër modelit, "Madridi e urren Realin", si një formë nënshkrimi.

Hetimi i hapur në proces dhe bazuar në veçanti në dëshmi bëri të mundur konstatimin se këta katër tifozë, “të identifikuar gjatë ndeshjeve të klasifikuara si me rrezikshmëri të lartë” në kuadër të “masave parandaluese ndaj dhunës në sport”, ishin “autorët e supozuar” të varjes së këtij manekini.

vinisius zhunior sulmuesi brazilian i realit të madridit

Lini një Përgjigje