
Igli Tare ka dhënë mendimin e tij për rrjetin “Sky Sport”, pas dënimit të radhës së Juventusit, i cili bashkuar me rezultatin e fushës te bardhezinjtë e kualifikon matematikisht Lacion në Champions:
“Nuk ka qenë e lehtë për Juventusin të menaxhojë këtë gjë, duke e ditur se njëherë je brenda dhe një herë je jashtë zonës “Champions”. Diçka e tillë kushtëzon motivimet e lojtarëve për të zbritur në fushë, kështu që sa më shpejt të qartësohet kjo gjë, aq më mirë është për të gjithë.
Në lidhje me të ardhmen e tij ka folur vetë Tare, i cili ka theksuar se me Lacion nuk ka vetëm marrëdhënie pune, por është një histori 18-vjeçare. Gjithçka do të diskutohet me Presidentin Lotito.
“Me Lacion nuk kam thjesht një marrëdhënie pune, kam një lidhje 18-vjeçare. E dua shumë klubin dhe kjo lidhje nuk do të shkëputet kurrë pavarësisht të ardhmes. Kontrata më përfundon pas një muaji dhe së bashku me presidentin do të flasim e do të vlerësojmë të ardhmen. Do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm”, u shpreh Tare.
Ne matematikisht në Champions? Sodisfaksion i madh, fryt i një punë fantastike të bërë nga trajneri, lojtarët dhe klubi, i cili ka vënë në dispozicion një grup lojtarësh të nivelit të lartë. Nuk kemi qenë gjithë kohën konstant, por e rëndësishme është që arritëm objektivin”.
Kujtojmë që Igli Tare prej kohësh përflitet për një kalim të mundshëm te Juventusi për të marrë postin e drejtorit sportiv.
Lini një Përgjigje