
Vejlko Dovedan është larguar nga pankina e Apolonisë. Pas eleminimit nga Flamurtari në fazën Play-Off për t’u ngjitur në Superiore, fierakët kanë marrë vendimin për të larguar nga pankina teknikun serb.
Vetë trajneri ngriti dyshime në intervistën pas ndeshjes, ku u shpreh se nuk e dinte si do të ishte e ardhmja e tij pas këtij takimi.
Apolonia tashmë do të jetë në kërkim të trajnerit të ri që do të përgatisë skuadrën në fazën përgatitore të verës për t’u bërë gati për sezonin e ardhshëm, ku objektivi mbetet i njëjti, ngjitja në elitë.
Lini një Përgjigje