TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2023, 22:16

Finalja mund të mbahej në “Air Albania”, por plani dështoi/ AEK-u fiton Kupën e Greqisë, një shqiptar ndëshkohet me karton të kuq (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Finalja mund të mbahej në “Air Albania”, por plani

Kupa e Greqisë mes AEK-ut dhe PAOK-ut mund të kurorëzonte fituesin në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, po, për shkak të koncertit që këngëtari grek Nikos Vertis do të zhvillojë në datën 25 maj në këtë impiant, ky organizim nuk u realizua, teksa finalja mes AEK-ut dhe PAOK-ut u luajt ditën e sotme në stadiumin e Volosit, pa praninë e tifozëve, teksa ishin verdhezinjtë e AEK-ut që triumfuan me rezultatin 2-0.

Në këtë duel protagonist u bë edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Lazaros Rota, që në minutën e gjashtë u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje nga mbrapa ndaj kundërshtarit. Golat për skuadrën e AEK-ut u shënuan nga Moukoudi në minutën e 26 dhe Fernandez në minutën 90+2. 

aeku i athinës paoku kupa e greqisë

Lini një Përgjigje