TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2023, 20:10

Skuadra e mesfushorit të kombëtares fiton titullin e 37 pas 9-vitesh pritjeje, intervista mes shpullave dhe shqiponja nga të huajt (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra e mesfushorit të kombëtares fiton titullin e 37 pas 9-vitesh

Sparta e Pragës, skuadra ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, shqiptare, Qazim Laçi, siguroi matematikisht mbrëmjen e sotme titullin e 37 në elitën e futbollit çek pas plot 9 vitesh pa fituar një titull.

Barazimi pa gola ndaj Slovackos mbrëmjen e sotme rezultoi vendimtar për të sigluar suksesin.

Sparta ka një epërsi prej tre pikësh ndaj rivalëve të përhershëm Slavia e Pragës, kur ka ngelur edhe 1 ndeshje. Për shkak se skuadra e Qazim Laçit ka një bilanc pozitiv në përballjet direkte, titulli është futur në kasafortë.

Pas ndeshjes, skuadra ka festuar titullin kampion dhe të shumta ishin momentet e bukura të tifozëve jashtë ambienteve të stadiumit. Në një video të publikuar nga mediat çeke, shihet futbollisti i Kombëtares duke festuar me shokët e tij të skuadrës, aty ku nuk mungojnë ngacmimet, shpullat dhe shqiponja me duar.

Mendoj se është momenti im më i mirë në karrierë deri tani. I kemi dhënë shumë kënaqësi tifozëve deri tani, por tani është kënaqësi e madhe edhe për ne”, u shpreh Laçi.


Skuadra e Spartës e fitoi titullin për herë të fundit titullin në vitin 2014, me trofeun e parë të ligës që daton në vitin 1912.

sparta e pragës skuadra çeke qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje