TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2024, 17:40

Tirana në bisedime me teknikun italian, bardheblutë pritet t’i besojnë pankinën kryeqytetase ish-kampionit të botës

Shkruar nga Pamfleti

Tirana në bisedime me teknikun italian, bardheblutë pritet t’i

Tirana ka nisur nga puna për të planifikuar ekipin për sezonin e ri dhe gjithçka do të nis nga stoli, edhe pse Erbim Fagut nuk i është njoftuar ende largimi.

Mbi tavolinën e presidentit Refik Halili, qëndrojë disa emra, por ai që po lakohet në këtë fazë është Massimo Oddo mëson Ora News.

Ish-mbrojtësi i Milanit, ka shfaqur dëshirën për të marrë drejtimin e Tiranës. Ish-kampioni i Botës me Italinë, aktualisht është trajneri i Padova në Serie C dhe në 30 qershor do të jetë i lirë, pasi i përfundon kontrata.

Tirana në bisedime me teknikun italian, bardheblutë pritet t’i

Megjithatë nëse ai arrin ta ngjisë klubin në Serie B, Padova mund t’i ofrojë një kontratë të re. Burime pranë klubit bardheblu bëjnë të ditur se kriteri financiar nuk është prioritet për ish-mbrojtësin e Italisë, që do të donte një projekt fitues.

Kampionati shqiptar është kthyer në një ligë tërheqëse për italianët, pasi në vitet e fundit disa teknikë kanë drejtuar skuadrat tona si Andrea Agostinelli, Mark Iuliano, Adolfo Sormani, Diego Longo apo Di Biagio.

Megjithatë për momentin, gjithçka është në kuadrin e diskutimeve dhe për më tepër Tirana nuk ka kohë të presë, pasi duhet të përgatitet për pjesëmarrjen në Conference League.

massimo oddo trajneri italian tirana

Lini një Përgjigje