TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2024, 17:18

Skocia dhe Gjeorgjia publikojnë listën, te kombëtarja britanike dominojnë emra nga Sëlltiku, Kvartshkelia udhëheq ekipin debutues

Shkruar nga Pamfleti

Skocia dhe Gjeorgjia publikojnë listën, te kombëtarja britanike

Kampionati Evropian i Futbollit tashmë është pak ditë larg dhe Kombëtaret pjesëmarrëse po bëjnë publike listat provizore apo zyrtare të lojtarëve me të cilët do të përpiqen të arrijnë objektivat e tyre.

Të fundit janë përfaqësueset e Skocisë dhe Gjeorgjisë.

Nëpërmjet kanaleve zyrtare të Federatës Skoceze të Futbollit vjen lista provizore e lojtarëve të parathirrur të trajnerit Steve Clarke në “EURO 2024”, ku ai është vendosur në Grupin A së bashku Gjermaninë, Hungarinë dhe Zvicrën.

Mes lojtarëve të përzgjedhur, bie në sy thirrja për herë të parë e Ben Doak të Liverpool dhe rikthimi i James Forrest të Celtic pas pothuajse tre vitesh mungesë.

Lista provizore e Skocisë:

Skocia dhe Gjeorgjia publikojnë listën, te kombëtarja britanike

Ndërkohë, trajneri i Gjeorgjisë Willy Sagnol, ka publikuar listën zyrtare me 26 lojtarët që do të marrin pjesë në kompeticionin që do të zhvillohet në Gjermani.

Është e qartë se në listë nuk mund të mungonte sulmuesi i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia. I pranishëm është edhe mbrojtësi i Cremonese, tashmë i përfshirë në “play-off”-in e promovimit ndaj Katanzaro, Luka Lochoshvili.

Lista zyrtare e Gjerogjisë:

Portierë: Giorgi Mamardashvili (Valencia), Giorgi Loria (Dinamo Tiflis) y Luka Gugeshashvili (Qarabag).

Mbrojtës: Solomon Kvirkvelia (Al-Okhdood), Guram Kashia (Slovan), Giorgi Gvelesiani (Persépolis), Lasha Dvali (Apoel), Luka Lochoshvili (Cremonese), Otar Kakabadze (Cracovia), Giorgi Gocholeishvili (Shakhtar) y Jemal Tabidze (Panetolikos).

Mesfushorë:  Giorgi Kochorashvili (Levante), Otar Kiteishvili (Sturm Graz), Nika Kvekveskiri (Lech Poznan), Giorgi Chakvetadze (Watford), Giorgi Tsitaishvili (Dinamo Batumi), Levan Shengelia (Panetolikos), Sandro Altunashvili (Wolfsberger), Jaba Kankava (Slovan), Anzor Mekvabishvili (Universitatea Craiova), Saba Lobzhanidze (Atlanta United) y Zuriko Davitashvili (Bordeaux).

Sulmues:  Khvicha Kvaratshkelia (Napoles), Giorgi Kvilitaia (APOEL), Giorgi Mikautadze (Metz) y Budu Zivzivadze (Karlsruher).

Kampionati Evropian do të mbahet në tokën gjermane midis 14 qershorit dhe 14 korrikut.

skocia gjeorgjia kampioanti europian

Lini një Përgjigje