
Të gjithë në vendin tonë presim me padurim për të mësuar se cilët do të jenë të grumbulluarit e Silvinjos për “EURO 2024”. Jemi thuajse 3 javë nga starti i Kampionatit Europian dhe “ethet” kanë filluar te protagonistët.
Për t’i shtuar më shumë ka menduar UEFA, e cila në faqen zyrtare të “EURO 2024” ka postuar Jasir Asanin. Pikërisht “mëngjërashi” ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave për shkak se trajneri i skuadrës së Gwangju FC e akuzoi se është “mbipeshë”.
Asani reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke u vërtetuar të gjithë kritikëve se ai është në formë dhe është gati për Kampionatin Europian. Për këtë ka marrë edhe mbështetjen e UEFA-s, e cila risjell në vëmendje një nga golat spektakolar të 29-vjeçarit të shënuar në kualifikueset.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje