TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Tetor 2023, 21:46

Tifozi i AEK-ut humbi jetën gjatë përleshjes me “huliganët” kroatë, skuadra e Dinamos fshehu një nga vrasësit e Mikalis Kacuris

Shkruar nga Pamfleti

Tifozi i AEK-ut humbi jetën gjatë përleshjes me

E përjavshmja kroate Nacional zbulon se më 8 gusht, pasi u kthye nga Athina, skuadra e Dinamos së Zagrebit fshehu një nga anëtarët e “Bad Blue Boys” për shkak të konfliktit në të cilin mbeti i vrarë tifozi i skuadrës greke, Mikalis Kacuris.

Nacional shkruan në numrin e fundit se 64 anëtarë të delegacionit të Dinamos kanë udhëtuar drejt Greqisë dhe 65 prej tyre janë kthyer nga Athina. Ndeshja mes Dinamos së Zgrebit dhe AEK-ut të Athinës është anuluar për shkak të vrasjes së tifozit grek Mikalis Kacuris.

Sipas Nacional, njeriu shtesë ishte një nga anëtarët e “Bad Blue Boys”, të cilët ishin pjesë e incidentëve ku mbeti i vrarë tifozi grek. Sapo nisën arrestimet masive të tifozëve kroatë, huliganin e fshehën në hotelin ku po qendronte delegacioni i Dinamos së Zagrebit, i dhanë pajisjet pjesëtarëve të klubit kroat dhe më pas e hipën në një fluturim çarter dhe kështu mbërriti në Zagreb.

Sipas Nacional, bëhet fjalë për Dino Kordiç, djali i Zhelko Kordiç , punonjës dhe deputet i Asamblesë së Dinamos. Ai dyshohet se telefonoi Vlatka Peras, presidenten e drejtuesve të Dinamos së Zagrebit në Athinë, dhe ajo dërgoi Miljenko Sakoman dhe Bruno Markoviç për ta marrë atë. Zheljko Kordiç ka konfirmuar gjithçka në polici, shkruan Nacional.

Dino Kordiç, shkruan Nacional, kur policia greke filloi të arrestonte huliganët, u fsheh në një shkurre dhe thirri: “Ai ka telefonuar të atin, i cili ka telefonuar menjëherë Vlatka Peras dhe ka kërkuar ndihmë. Ajo dërgoi kreun e delegacionit, Miljenko Sakoman dhe organizatorin e transfertës, Bruno Markoviç, për të marrë të voglin me taksi. Aty e gjetën krejtësisht të lagur nga frika, e transportuan në hotel dhe e fshehën nga policia. Në mëngjes, e veshën me uniformat e Dinamos dhe e sollën me avion në Zagreb, i tha Nacional një nga disa burime që konfirmuan historinë.

Nacional po ashtu thekson se ka pasur një konflikt mes Vlatka Peras dhe Bruno Markoviç sepse ai gjoja nuk ka dashur të transportojë Kordiç dhe ka kërkuar nga Peras konfirmim zyrtar.

-Ajo firmosi që ta sillte vetë në avion - thotë burimi i Nacional.

mikalis kacuris tifozi grek

Lini një Përgjigje