
Champions League luajti dy ndeshjet këtë pasdite, të vlefshme për raundin e dytë të grupeve. Në grupin D, Sociedadi triumfoi 0-2 në Austri me Salcburgun, duke konfirmuar veten si një skuadër pretendente për të kaluar në fazën tjetër. Pas barazimit me Interin, spanjollët treguan karakter edhe sonte, në një sfidë mjaft të bukur të luajtur në “Red Bull Arena” (Salcburg).
Mesfushori Ojarzabal realizoi pas vetëm 7 minutash lojë, duke dërguar në festë tifozët që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen në këtë transfertë. Në minutën e 27, Mendez dyfishoi llogaritë. Në pjesën e dytë, djemtë e Alguacial menaxhuan rezultatin, duke shkuar kështu në kuotën e 4 pikëve, 1 më shumë se Salcburg.
Në grupin C, gola pa limit në ndeshjen mes Unionit të Berlin dhe Bragës, e cila përfundoi me rezultatin 2-3. Në Berlin, skuadra e Fisher kaloi në epërsi të dyfishtë falë golave të Sheraldo Beker brenda 37 minutash. Mysafirët nga Portugalia nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë në minutë ne 41, pasi ngushtuan shifrat me Niakate. Në fillimin e pjesës së dytë, Bruma mposhti Ronou. Braga kompletoi përmbysjen e madhe në fund, me golin e Kastros.
Lini një Përgjigje