
Bajerni i Mynihut u mposht nga Mançester Siti me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.
Mirëpo, tifozët bavarezë patën një performancë në tribuna për të cilën ende flitet dhe shkruhet në Angli dhe Gjermani. Kampionët e Gjermanisë kishin një mesazh të qartë për pronarët e Sitit dhe Mançester Junajtid, Sheiku, Mansur Bin Zajed Al Nahjan dhe vëllezërit Glejzër; Avram dhe Zhoel.
- Glazers, Sheikh Mansour, të gjithë autokratët jashtë! Futbolli i përket popullit, ishte pankarta në tribunën e tifozëve të Bajernit.
Familja amerikane Glejzër ka qenë pronare e Mançester Junajtid për shumë vite dhe së fundmi po përmendet gjithnjë e më shumë se ata janë gati të shesin klubin. Që kur morën drejtimin e “Djajve të Kuq”, ata kanë qenë në luftë me një bërthamë të guximshme tifozësh.
???????????? Bayern Munich fans: "Glazers, Sheikh Mansour, all autocrats out. Football belongs to the people." pic.twitter.com/y2Pv5G4hIW
— EuroFoot (@eurofootcom) April 11, 2023
Sheiku Jasim Bin Hamad Al Tani , djali i ish-kryeministrit të Katarit, ka bërë ofertën më të mirë për blerjen e Mançester Junajtid. Vlera e saj është tetë miliardë paund, gjashtë prej të cilave do të shkonin për familjen Glejzër dhe dy prej të cilave do të investoheshin në klub. Skuadra e drejtuar nga Erik Ten Hag është klubi i katërt më i pasur i futbollit në botë, sipas analizës së “Deloitte”.
Nga ana tjetër, Sheiku Mansour është pronar i Sitit përmes kompanisë “City Football Group” dhe këtë klub anglez e ka bërë një gjigant europian, të cilit i mungon vetëm Champions League. Kjo është arsyeja pse ata shpenzuan një pasuri për të sjellë Erling Haland. Në dekadën e fundit, një investitor i pasur nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka investuar dhjetëra miliardë euro në Mançetser Siti dhe ka qenë nën vëzhgimin e UEFA-s për shkelje të vazhdueshme të Fair Play-it financiar.
Lini një Përgjigje