Sonte në orën 21:00 luhen dy ndeshjet e radhës çerekfinale të UEFA Champions League. Në Milano luhet supersfida mes Milanit dhe Napolit. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me Piolin dhe Spaletin që kanë vendosur për titullarët. 90 minutëshi do të arbitrohet nga rumuni Istvan Kovaks.
Milan (4-2-3-1): Menjo; Kalabria, Kjaer, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Kruniç; Brahim Diaz, Benaser, Leao, Zhiru.
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Kim Min-Jae, Mario Rui; Zambo Anguisa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Elmas, Kvaratskhelia.
Gjithashtu, në Madrid, Reali ka një punë të vështirë përpara, ndaj Çelsit. Sfida do të gjykohet nga francezi Leteksier dhe do të ndiqet nga miliona tifozë në botë.
Real Madrid (4-3-3): Kurtua; Karvahal, Militao, Alaba, Kamavinga; Modriç, Kroos, Valverde; Rodrigo, Benzema, Vinisius Zhunior.
Çelsi (3-4-2-1): Kepa; Fofana, Tiago Silva, Kulibali; Xhejms, Kante, Fernandez, Çiluell; Kovaçiç, Zhoao Feliks, Stërling
Lini një Përgjigje