TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2023, 20:13

Kriza e Çelsit shpjegohet mirë me shifra, Haland ka realizuar më shumë gola se Blutë e Londrës në kampionat

Shkruar nga Pamfleti

Kriza e Çelsit shpjegohet mirë me shifra, Haland ka realizuar

Tre ndeshje me tre trajnerë të ndryshëm, zero fitore dhe zero gola. Kriza e Çelsit mund të shpjegohet mirë me shifra.

Nga rikthimi pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, është shfaqur fuqishëm problemi më i madh që klubi londinez ka pasur gjatë gjithë sezonit.

Mungesa e një finalizuesi të vërtetë duket qartë dhe për këtë nuk duhet të jesh dhe aq shumë i zgjuar për ta kuptuar.

Pas 30 ndeshjesh në Premier Ligë, skuadra që i është besuar tani Frank Lampard shënoi vetëm 29 gola, një më pak se golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez, Erling Haland, i cili realizoi 30 të tillë në 27 ndeshje.

Vetëm gjashtë skuadra në ligën angleze kanë “tundur rrjetën” më pak gola se Blutë. Golashënuesi më i mirë është Kai Havertz me 9 gola, i ndjekur nga Rahem Stërling me 7 të tillë.

Çelsi erling haland sulmuesi norvegjez

Lini një Përgjigje