TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2025, 16:29

Tare nis nga puna për të larguar lojtarët e padëshiruar, Alegri mesazh klubit për Milanin e sezonit të ri

Shkruar nga Pamfleti

Tare nis nga puna për të larguar lojtarët e padëshiruar,

Njëzet e tre lojtarë përfshirë portierët, jo më shumë.

Trajneri Masimiliano Alegri ia ka bërë të qartë klubit këtë kërkesë, por edhe drejtorit sportiv Igli Tare, se nuk dëshiron asnjë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes.

Pa kupat evropiane në kalendar sezonin e ri, Milani duhet të përmirësojë skuadrën, duke larguar mjaft futbollistë të tepërt dhe të padëshiruar nga Alegri.

Sipas të përditshmes italiane “La Gazetta Dello sport”, mes lojtarëve që do të largohen, përveç Teo Hernandez, janë edhe Adli, Kolombo, portieri Vaskez, Benaser, Okafor dhe Pobega.

Situata është e ngjashme edhe për Musah, ndërkohë që pritet të thonë lamtumirë një mes Çau dhe Tomorit (ose edhe të dy) dhe Emerson Rojal. Pra, për klubin do të nisë një punë e madhe për të larguar lojtarët e tepërt.

Lini një Përgjigje