TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2023, 19:36

Skandali në ndeshjen Tirana-Bylis/ U futën në fushë për të dhunuar arbitrin kryesor, Policia shoqëron disa tifozë bardheblu

Shkruar nga Pamfleti

Skandali në ndeshjen Tirana-Bylis/ U futën në fushë për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis. Pas përfundimit të sfidës, tifozët hynë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia.

Ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit përfundoi në paqe 2-2, por duket se vetëm rezultati ishte i tillë. Pas përfundimit të sfidës, tifozët hynë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta.

Ky i fundit akordoi penallti në favor të ballshiotëve në minutën e 80 të takimit, por për kampionët e Shqipërisë, prekja ndaj futbollistit të Bylisit ishte inekzistente. Në përfundim të 90 minutëshit të luajtur në “Egnatia Arena”, tifozët e Tiranës hynë në fushë, duke tentuar të dhunonin arbitrat.

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën me dije se ka shoqëruar disa tifozë të Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Rrogozhinë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje