TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2023, 16:35

Prestigjiozja franceze e nxjerr zbuluar, sheiku i PSG-së gati të blejë klubin legjendar italian për ta kthyer në superfuqi

Shkruar nga Pamfleti

Prestigjiozja franceze e nxjerr zbuluar, sheiku i PSG-së gati të

Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, është gati të hyjë tashmë edhe në tregun futbollistik italian. Jo më vetëm duke blerë futbollistë, siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, por duke blerë një klub, të cilit shpreson t’i kthejë lavdinë e dikurshme dhe ta bëjë superfuqi.

“L’Equipe” bën të ditur se Al Khelaifi, i është bashkuar një grupi investitorësh për të blerë klubin e Sampdorias, i cili ka falimentuar dhe në këtë sezon ra mes shumë problemesh në Serinë B. Al Khelaifit i është bashkuar në këtë grup edhe presidenti i Lids Junajtid, Andrea Radricani, i cili është i gatshëm të investojë në futbollin italian.

QSI, që përfaqësohet nga sheiku i cili drejton PSG-në, do të kishte një kuotë minorance, me Radricanin që do të kishe kuotat kryesore të Sampdorias. Por një partner i tillë do të ishte i rëndësishëm për strategjinë e merkatos së klubit, duke llogaritur se shumë lojtarë që nuk kanë vend të francezët, shumë mirë mund të tregojnë vlerat e tyre në futbollin italian.

naser al khelaifi presidenti i psg sampdoria

Lini një Përgjigje