
Sapo kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të javës së 35 të Abissnet Superiore. Tirana ka barazuar 1-1 me Bylis në Rrogozhinë.
Bardheblutë zhbllokuan takimin në minutën e 22, falë një kundërsulmi vrasës të finalizuar me sukses nga Hila.
Ballshiotët reaguan menjëherë. Përgjoni bëri një gabim fatal me një top të kthyer keq mbrapa, ndërsa Danladi realizoi një gol fantastik në minutën e 26.
Partizani triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Kastriotit. Një e majtë e Grecës surprizoi të kuqtë në minutën e 9. Totalisht të shokuar, kryeqytetasit mund të pësonin golin e dytë në minutën e 22, por vetëm shtylla ndali krutanët.
Skuadra e Kolellës vendosi zemrën në fushë dhe gjeti golin e barazimit në fundin e fraksionit me Arinaldo Rrapajn dhe të përmbysjes me Da Silva. Me interes priten pjësët e dyta.
Lini një Përgjigje