TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2023, 17:21

Momente ankthi për lojtarin e Holandës, hajdutët i dhunojnë fizikisht bashkëshorten dhe i marrin sende me vlerë

Shkruar nga Pamfleti

Momente ankthi për lojtarin e Holandës, hajdutët i dhunojnë

Një ngjarje e rëndë që mund të kthehej në tragjedi ka ndodhur në Spanjë. 3 hajdutë kanë hyrë në shtëpinë e futbollistit Xhastin Klaivert, duke i sulmuar bashkëshorten e duke i shkaktuar dëme të shumta financiare.

Hajdutët kanë arritur të marrin para dhe gjëra me vlerë që shkojnë në vlerën e 160 mijë eurove. 3 personat e maskuar kanë pritur para shtëpisë së tij, deri sa partnerja e Klaivert ka dalë për të shëtitur qenin. Në atë moment, agresorët e kanë sulmuar dhe kanë arritur të hyjnë në shtëpi.

Ka qenë vetë partnerja e futbollistit ajo që ka bërë denoncimin, duke qenë se vetë lojtari ishte me skuadrën për ndeshjen Valencia-Majorka. Partnerja e tij ka pësuar edhe dëmtime fizike, megjithatë më problematike ka qenë frika dhe tronditja që ka pësuar.

xhastin klaivert futbollisti holandez valencia

Lini një Përgjigje