TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2026, 18:40

Silvinjo merr frymë, Broja rikthehet në stërvitje; Bërnli publikon fotot

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo merr frymë, Broja rikthehet në stërvitje; Bërnli

Pas disa javësh jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, Armando Broja është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Bërnlit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi anglez, i cili publikoi në rrjetet sociale fotografi nga seanca stërvitore, ku shihet edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

24-vjeçari mungoi në pesë ndeshje të skuadrës së tij për shkak të problemit fizik. Lëndimet dhe vështirësitë për të gjetur formën optimale kanë ndikuar në ecurinë e tij gjatë këtij sezoni.

Deri më tani, Broja ka zhvilluar 19 ndeshje me Bërnlin, ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist.

Sulmuesi kuqezi synon të rikuperohet plotësisht në kohë për ndeshjen e 26 marsit, kur Shqipëria do të përballet me Poloninë në fazën “play-off” të Botërorit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Burnley Football Club (@burnleyofficial)

armando broja sulmuesi i kombëtares bërnli

Lini një Përgjigje