TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2026, 17:55

U nis për të parë Njukasëll-Barcelona, por përfundoi duke ndjekur ndeshjen tjetër në Angli; ngatërresa epike e tifozit katalanas

Shkruar nga Pamfleti

U nis për të parë Njukasëll-Barcelona, por përfundoi

Barcelona barazoi në minutat e fundit 1-1 ndaj Njukasëllit në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve të Champions League. Përveç rezultatit në fushë, një episod i pazakontë që lidhet me një tifoz katalanas tërhoqi vëmendje në Angli.

Sipas klubit anglez Ekseter Siti një tifoz i Barcelonës përfundoi gabimisht në stadiumin e tyre, i cili gjithashtu quhet “St James Park”, duke menduar se kishte mbërritur në stadiumin e Njukasëllit ku zhvillohej ndeshja e Champions League.

Tifozi kishte udhëtuar mbi 1,000 milje për të ndjekur nga afër përballjen mes Barcelonës dhe Njukasëllit. Megjithatë, vetëm pasi i tregoi biletën stafit të stadiumit, ai kuptoi se kishte shkuar në qytetin dhe stadiumin e gabuar.

Në të njëjtën kohë, Ekseter Siti po zhvillonte ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Linkoln Sitit, në kuadër të League One. Stafi i klubit vendosi t’i ofrojë tifozit një biletë falas për të ndjekur takimin në stadium.

Ishte një histori e dy qyteteve dhe dy fushave shumë të ndryshme futbolli për një tifoz të Barcelonës që u shfaq në stadiumin e gabuar ‘St James Park’ mbrëmë. Vetëm kur i tregoi biletën stafit, e kuptoi gabimin e tij”, thuhet në reagimin zyrtar të Ekseter Sitit.

Klubi shtoi se, pavarësisht ngatërresës, tifozi pati mundësinë të ndjekë një ndeshje futbolli, pasi stafi i Ekseter Sitit i siguroi një biletë për sfidën ndaj Linkoln Sitit nën dritat e stadiumit të tyre “St James Park”.

tifozi i barcelonës ekseter siti

Lini një Përgjigje