TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2026, 15:39

Silvinjo përballet me dilema, tekniku brazilian gati të surprizojë me sulmuesit për “play off”-in me Poloninë

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo përballet me dilema, tekniku brazilian gati të

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, po finalizon idetë për listën e lojtarëve në prag të ndeshjes ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën “play-off” të Botërorit 2026. Megjithatë, tekniku brazilian përballet me disa dilema në repartin ofensiv.

Sulmuesi Armando Broja nuk është rikuperuar ende plotësisht nga dëmtimi, ndërsa në të njëjtën situatë ndodhet edhe Mirlind Daku. Mungesa e mundshme e tyre në sfidat e muajit mars e detyron stafin teknik të mendojë alternativa për repartin e sulmit.

Një nga emrat që ka më shumë gjasa të zëvendësojë njërin prej dy sulmuesve është Taulant Seferi. Sulmuesi shihet si një opsion i mundshëm për të plotësuar repartin ofensiv nëse Broja ose Daku nuk arrijnë të jenë gati.

Një tjetër lojtar që po merret në konsideratë nga Silvinjo është Stiven Shpendi. Sulmuesi i ri ka zhvilluar një sezon pozitiv në Serinë B italiane me Empolin, ku deri tani ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë një asist. Performanca e tij ka rritur gjasat për një ftesë në Kombëtaren A të Shqipërisë.

Mbetet për t’u parë nëse dëmtimet e Brojës dhe Dakut do t’i detyrojnë kuqezinjtë të bëjnë ndryshime në repartin ofensiv për përballjen e rëndësishme ndaj Polonisë.

silvino trajneri i kombëtares

Lini një Përgjigje