TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Mars 2026, 22:25

Mbrojtësi i kombëtares “kopjon” Arauhon e Barçës, kërkon pushim nga Majorka pas dëmtimeve të njëpasnjëshme

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi i kombëtares “kopjon” Arauhon e

Marash Kumbulla nuk po kalon një periudhë të lehtë në këtë sezon në Spanjë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili iu bashkua Majorkës me pritshmëri të larta dhe pati një fillim pozitiv, është përballur më pas me një rënie të ndjeshme të formës, kryesisht për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.

Problemet fizike e kanë penguar mbrojtësin shqiptar të aktivizohet rregullisht me skuadrën, ndërsa situata e përsëritur e dëmtimeve duket se ka ndikuar edhe në gjendjen e tij psikologjike.

Mbrojtësi i kombëtares “kopjon” Arauhon e

Sipas mediave spanjolle, Kumbulla i ka kërkuar klubit të Majorkës leje për t’u larguar për disa ditë nga skuadra dhe për t’u kthyer në Itali pranë familjes së tij. Futbollisti ka argumentuar se dëmtimet e vazhdueshme e kanë rënduar psikologjikisht dhe se ka nevojë për pak kohë larg fushave të futbollit për t’u qetësuar dhe për të rikuperuar gjendjen e tij.

Klubi spanjoll thuhet se ka pranuar kërkesën e mbrojtësit shqiptar. Një situatë e ngjashme është parë edhe te Barcelona, ku kapiteni Ronald Araujo në fillim të këtij viti u shkëput përkohësisht nga skuadra pas disa paraqitjeve jo bindëse, me qëllim rikuperimin fizik dhe psikologjik. Pas kësaj periudhe, mbrojtësi uruguaian është rikthyer në dispozicion të katalanasve.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares majorka

Lini një Përgjigje