Pamje dramatike tregojnë momentet kur disa futbolliste të kombëtares së femrave të Iranit u përpoqën të largoheshin nga hoteli i ekipit në Australi, në përpjekje për të shmangur kthimin në vendin e tyre.
Sipas raportimeve, kapitenia e ekipit Zahra Ghanbari, së bashku me lojtaret Fatemeh Pasandideh, Zahra Sarbali, Atefeh Ramazanzadeh dhe Mona Hamouti, u përpoqën të arratiseshin të hënën nga hoteli ku ishte akomoduar ekipi gjatë Kupës së Azisë për Femra AFC 2026.
Në videon që qarkullon në media, lojtaret shihen duke zbritur me nxitim shkallët e emergjencës në përpjekje për të dalë nga ndërtesa. Megjithatë, dera që çonte drejt parkingut rezultoi e mbyllur dhe ato u detyruan të kthehen pas.
???? BREAKING: It's been revealed that 5 Iranian women's soccer players engaged in an INTENSE escape from their Iranian military handlers, running down the stairs and LEAVING the hotel behind a locked door
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) March 10, 2026
The IRGC handler failed.
Give ALL of them safety!pic.twitter.com/rhU16Vxseq
Ndërkohë, në hollin e hotelit agjentët iranianë që shoqëronin ekipin konstatuan mungesën e tyre dhe situata u bë kaotike.
Sipas raportimeve, shtatë futbolliste iraniane kanë kërkuar azil në Australi, kërkesë që thuhet se është pranuar nga autoritetet. Përpjekje janë bërë që të shpëtohen edhe lojtare të tjera, por kjo nuk ishte e mundur pasi shoqëruesit iranianë i larguan me shpejtësi dhe i hipën në një avion drejt Kuala Lumpurit.
Zhvillimi dramatik hedh dritë edhe mbi momentin kur sulmuesja Afsaneh Shatrenour u filmua duke u shoqëruar drejt autobusëve që prisnin në Queensland, e shoqëruar nga shoqja e saj dhe anëtarja e ekipit Shabnam Behesti.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare dhe ka rritur shqetësimet për sigurinë e sportisteve iraniane, të cilat sipas raportimeve mund të përballen me pasoja të rënda nëse kthehen në Iran.
???????? ???????? UPDATE: Only 7 Iranian women’s football players managed to run away from their IRGC handlers and defect to Australia
— Tousi TV (@TousiTVOfficial) March 10, 2026
The rest are being sent home by force and the Australian authorities are just standing around watching it. pic.twitter.com/jciy3uKzXP
Lini një Përgjigje