
Trajneri i Shqipërisë Silvinjo ka arritur suksese historike në “timonin” e kuqezinjve brenda pak vitesh. Fillimisht na kualifikoi për “EURO 2024”, ndërsa tani jemi në fazën “play-off” të “Botërorit 2026”, vetëm 2 ndeshje larg për të luajtur në kompeticionin më të rëndësishëm në rruzullin tokësor.
Së fundmi, trajneri ka vendosur t’i kalojë festat e fundvitit pranë familjes së tij në Brazil, aty ku ndodhet bashkëshortja bashkë me dy fëmijët.
Tati Mendes (vajza e Silvinjos) është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar “story” në “Instagram” të familjes. Ajo që ka rënë në sy më shumë është fanela që mban veshur djali i Silvinjos, e përfaqësueses së Serbisë me numrin 7.

Bukeshkale