TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2025, 15:13

“Nuk do të më habisë”, trajneri i pretendentëve në Angli i thur elozhe Arbër Hoxhës: Ky sulmues mund ta dërgojë Shqipërinë në Botëror

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do të më habisë”, trajneri i pretendentëve

Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi te Hull Siti në Angli. Trajneri boshnjak kishte punuar me Hoxhën te Dinamo e Zagrebit, ndërsa transferimi nuk u realizua për shkak se merkato e Hull Sitit u bllokua nga FIFA.

Tashmë që Hoxha është kthyer në titullar të rëndësishëm te Dinamo e Zagrebit, Jakiroviç ka folur sërish. Këtë herë duke treguar për besimin tek anësori, që të çojë Shqipërinë në Botëror.

Nuk është sekret që e kam dashur Arbërin dhe se nga ana e tij kishte interes të madh për të ardhur në Angli. Megjithatë, te Dinamo e Zagrebit ai nuk ishte opsioni i parë gjatë verës dhe përmendeshin edhe disa klube të tjera. Pastaj na goditi ai pezullimi i merkatos, Arbëri luftoi për vendin e tij dhe gjithçka po shkon shumë mirë për të gjithë.

Përndryshe, ai është një karakter i madh dhe një djalë i ri fisnik. Pikërisht për këtë arsye, përveç cilësive të tij futbollistike që po dalin gjithnjë e më shumë në pah, kam këmbëngulur aq shumë në transferimin e tij. Ai mund të luajë në liga të mëdha dhe është shtyllë e përfaqësueses së tij. Sinqerisht, nuk do të më habiste aspak nëse ai e çon Shqipërinë në Botërorin e Amerikës, pasi në “play-off” kanë një short të favorshëm për një arritje të tillë”, u shpreh trajneri boshnjak që synon të ngjitet në Premier Ligë me Hull Sitin.

arbër hoxha sulmuesi i kombëtares shqiptare sergej jakiroviç trajneri i hull sitit

Lini një Përgjigje