Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në Kupën e Botës 2026, duke parë që vetë Seleçao drejtohet nga italiani Carlo Ancelotti.
Kjo ka tërhequr vëmendjen në vendin amerikanojugor ku futbolli është oksigjen.
Në një intervistë për ESPN Brasil, trajneri i Kombëtares foli edhe për mundësinë e artë që ka Shqipëria për të qenë në botëror.
“Kjo mundësi është shumë e madhe për ekipin, federatën dhe të gjithë vendin. Shortet kanë qenë të vështirë prej Europianit. Le të përballemi me këto sfida. Do të nisim nga janari duke ndjekur futbollistët tanë dhe disa takime nga afër”, tha ai.
Shqipëria do të ketë si kundërshtar në gjysmëfinalen e playoff Poloninë më 26 mars në Varshavë, ky synohet fitorja për të luajtur më pas më 31 mars me atë që kalon në përballjen Ukrainë – Suedi. Sipas Sylvinho takime të tilla mund të vendosen nga episode.
“E njohim mirë Poloninë pasi kemi luajtur kohët e fundit. Kanë ndryshuar trajner, por lojtarët janë të njëjtë, të një niveli të lartë. Ata janë në një periudhë rindërtimi, ndërsa ne jemi në një periudhë përmirësimi. Avantazhe apo disavantazhe? Është e vështirë të flasësh rreth kësaj. Janë 90 minuta lojë, por mund të vendoset gjithçka në pak sekonda. Futbollistët tanë janë mësuar me ndeshje të tilla të vështira. Do të mbështetemi te cilësitë që kemi.”, tha Sylvinho.
Takimet e Kombëtares në muajin mars dhe turneun final të Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Lini një Përgjigje