
Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Egnatia dhe Dinamo City. Dy skuadrat do të garojnë për trofeun e parë të sezonit, në një sfidë që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione të forta për tifozët.
Historia e përballjeve direkte favorizon Egnatian. Dy ekipet janë ndeshur gjithsej 30 herë, me rrogozhinasit që kanë regjistruar 15 fitore, ndërsa Dinamo City ka arritur të triumfojë në 5 raste. Dhjetë takime të tjera janë mbyllur në barazim. Edhe statistikat e golave flasin në favor të Egnatias, e cila ka shënuar 37 gola kundrejt 19 të Dinamo City.
Finalja e Superkupës pritet të jetë një duel i luftuar deri në fund, me të dyja skuadrat që synojnë ta mbyllin vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ngritur një trofe të rëndësishëm dhe duke dhënë sinjale pozitive për vazhdimësinë e sezonit.
Lini një Përgjigje