TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Dhjetor 2025, 21:22

Krishtlindje në Formula 1, “homazhi” i Leklerk për Xhorxh Rasëll (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Krishtlindje në Formula 1, “homazhi” i Leklerk për Xhorxh

Çarls Leklerk nuk i mungon fantazia, si në pistë ku gjithnjë realizon parakalime që pak vetë i shohin, ashtu edhe në jetën e përditshme. Këtë e dëshmon dhurata për Krishtlindje që ai i bëri Xhorxh Rasëll me rastin e ‘Babagjyshit Sekret’ të organizuar nga Formula 1.

Piloti i Ferrarit rezultoi se duhej t’i bënte dhuratë kolegut të tij te Mercedes me të cilin pati një polemikë të vogël në Çmimin e Madh të Holandës në pistën e Zandvurd. Gjatë kësaj gare, Leklerk u bë protagonist i një parakalimi të mrekullueshëm edhe pse të rrezikshëm ndaj Rasëll që në ato momente u ankua për manovrën e tepruar të rivalit të tij te Ferrari.

Një polemikë që u shua praktikisht menjëherë pasi Leklerk u tërhoq nga gara për shkak të një incidenti me pilotin tjetër të Mercedes, Andrea Kimi Antoneli. Megjithatë Leklerk nuk e harroi atë moment të bukur dhe kështu i dhuroi Rasëll një foto të atij episodi të vendosur në kornizë me versionin digjital ku ishte edhe video e manovrës. Reagimi i Rasëll nuk vonoi; britaniku, kur hapi dhuratën e mori me shumë ironi duke thënë se ai ndoshta do i dhurojë Leklerk një foto kur Antoneli e nxori nga pista.

çarls leklerk xhorxh rasëll formula 1

Lini një Përgjigje