
Jasir Asani shënoi në fitoren 0-3 të Esteghlal ndaj Al Muharraq. Sfida ishte e vlefshme për raundin e gjashtë dhe të fundit në Grupin A të Champions-it 2 aziatik.
Esteghlalit i duhej vetëm fitorja në transfertë. Dhe këtë e arriti duke e mbyllur si vend i dytë me 1 pikë më tepër se Al Muharraq.
Goli i Asanit vulosi fatin e takimit në minutën e 87. Për sulmuesin e Kombëtares ishte realizimi i dytë në këtë kompeticion.
Asani është pjesë e klubit irianian që nga muaji gusht. Prej atëherë ka bërë mjaft mirë.
Lini një Përgjigje