
Vllaznia rigjen fitoren pas shumë javësh, duke mundur në “Loro Boriçi” 3-2 Flamurtarin. Shkodranët gjetën golin që në minutën e 4, ku “Topi i Artë” i vitit 2025, Bekim Balaj, shënoi me një goditje të bukur nga kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 24, Bekim Balaj dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar pas një faulli brenda zonës ndaj Jankut. Flamurtari reagoi në fund të pjesës së parë, duke ngushtuar shifrat me golin e Erald Maksutit në minutën e 43. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për shkodranët.
Vllaznia e nisi me gol pjesën e dytë, ku Jago shënoi golin e tretë për shkodranët pas një aksioni të shpejtë. Flamurtari nuk u dorëzua dhe ngushtoi sërish shifrat me Diavara Bangali, mesfushori nga Bregu i Fildishtë shënoi me kokë.
Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, Vllaznia fiton 3-2 dhe mban vendin e 4 me 30 pikë. Flamurtari mbetet në vendin e 9 me 14 pikë.
Edhe pse në vendin e fundit të renditjes, Tirana po kthehet në një makth për ekipet që kanë objektiv titullin.
Një javë pasi ndali Vllazninë, bardheblutë barazuan 1-1 me Elbasanin në transfertë.
Takimi i javës së 18 nisi me ritëm të ulët, ndërsa goli i parë u shënua në minutën e 66, kur bardheblutë kaluan në avantazh me Tabeku.
Gjithsesi, Olberkis riktheu baraspeshën në minutën e 77 me anë të një 11-metërshi, gjë që solli dhe një protestë nga ana e kryeqytetasve, të cilët braktisën fushën për 8 minuta.
Me këtë pikë, Elbasani e mbyll vitin në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Tirana e fundit me 10 pikë.
Lini një Përgjigje