TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Dhjetor 2025, 17:01

Ernest Muçi shkruan historinë në Turqi, sulmuesi i kombëtares është vetëm 90 minuta larg mrekullisë

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi shkruan historinë në Turqi, sulmuesi i

Ernest Muçi po kalon një moment të jashtëzakonshëm, duke konfirmuar formën fantastike me një tjetër gol të shënuar. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij te Trabzonspori.

Trabzonspori u mposht 4-3 nga Genclebirligi, por Muçi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kontribuoi edhe me një asist. Pavarësisht rezultatit, performanca e tij ishte ndër më të spikaturat në fushë.

Ky ishte goli i 7 i Muçit në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke shënuar për herë të pestë radhazi. Me këtë seri golash ai barazoi rekordin e Paulo Henrike te Trabzonspori, një arritje që nuk ishte përsëritur prej 11 vitesh.

Ai ka shansin e artë, që në ndeshjen e radhës të shënojë dhe të arrijë mrekullinë, pra të jetë i vetëm në këtë rekord. 

 

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare trabzonspor

Lini një Përgjigje