TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Dhjetor 2025, 15:32

Vora i jep leksione Bylisit në “Selman Stërmasi”, plasin golat dhe portieri braktis ndeshjen në mes

Shkruar nga Pamfleti

Vora i jep leksione Bylisit në “Selman Stërmasi”, plasin

Vora ka fituar përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 4-1.

Episodi i pazakontë për futbollin shqiptar ishte ai i minutës së 42, kur portieri Vashu i Bylisit vendosi të braktisë ndeshjen. Bylisi ishte në disavantazhin e dy golave.

Golat për ekipin fitues u shënuan nga Ruzgis, Geci dhe dopieta e Kasallës. Ndërkohë që golin e vetëm për ballshiotët e shënoi Mustafa. Vlen të theksohet se në këtë lojë pati shumë gabime.

Kështu, Vora shkon në kuotën e 19 pikëve dhe ngjitet në vendin e 7. Në krahun tjetër me 1 pikë më pak, Bylis zbret në “zonën e ftohtë”, duke u renditur i 8 në tabelën e klasifikimit.

vora bylis abissnet superiore

Lini një Përgjigje