TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Dhjetor 2025, 19:01

Trajneri i Spanjës në vështirësi për të zgjedhur 26 lojtarët në Kupën e Botës, mbetet jashtë ylli 60 mln euro i Realit?

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Spanjës në vështirësi për të zgjedhur

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, do ta ketë shumë të vështirë për të zgjedhur 26 lojtarët që do të marrë me vete në Kupën e Botës 2026. Sipas asaj që zbulon “Marca”, një nga emrat e njohur që mund të mbetet jashtë listës është Den Hujisen.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar i transferuar verën e kaluar nga Bërnmuthi te Reali i  Madridit për 60 milionë euro, pavarësisht se e nisi shumë mirë te “Los Blancos”, ka pasur një rënie të madhe të formës në javët e fundit, gjë që ka vënë në dyshim praninë e tij në Botëror.

Një tjetër faktor që mund të lërë jashtë Hujisen është edhe rikthimi në La Liga, i Ajmerik Laporte, i cili po shkëlqen tek Atletik Bilbao dhe momentalisht është më i avantazhuar se Hujisen për të marrë ftesën për në SHBA.

 

luis de la fuente trajneri i spanjës den hujisen

Lini një Përgjigje