
Mesfushori ofensiv Nedim Bajrami po kalon një periudhë të vështirë te Rejnxhërs, ku duket se ka humbur terren në zgjedhjet e stafit teknik. Futbollisti shqiptar nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen e sotme ndaj Dunde, takim që përfundoi me fitoren 4-2 për ekipin e tij.
Situata në klub ngre pikëpyetje mbi rolin aktual të Bajramit, ndërsa mungesa në listën e të grumbulluarve sugjeron një rënie të besimit ndaj tij në këtë fazë të sezonit.

Ndryshe paraqitet panorama në Kombëtaren shqiptare, ku trajneri Silvinjo vijon ta konsiderojë Bajramin një element të rëndësishëm. Mesfushori u aktivizua si titullar në sfidën ndaj Polonisë, e vlefshme për “play-off”-in e Botërorit, ku Shqipëria u mposht 2-1 në transfertë dhe u eliminua në gjysmëfinale.
Bajrami mori minuta edhe në ndeshjen miqësore kundër Ukrainës, e cila u mbyll me një humbje minimale për kuqezinjtë.
Lini një Përgjigje