TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2026, 21:04

Dortmundi vazhdon ecurinë pozitive në Bundesligë, verdhezinjtë marrin fitoren e 4 radhazi kur pritej vërshëllima e arbitrit

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi vazhdon ecurinë pozitive në Bundesligë,

Borusia e Dortmundit ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Bundesligë, duke mposhtur në transfertë Shtutgartin me rezultatin 0-2, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të, të zhvilluar në “MHPArena”.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që treguan kujdes në lojë dhe krijuan pak raste konkrete për shënim. I njëjti ritëm u ruajt edhe gjatë pjesës së dytë, ku munguan momentet e rrezikshme për portat respektive.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, Dortmundi arriti të zhbllokonte rezultatin në minutat shtesë. Në minutën e tretë të kohës shtesë, Karim Adejemi shënoi me një goditje të saktë brenda zonës, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Pak çaste më vonë, në minutën e fundit shtesë, Julian Brandt vulosi fitoren 0-2 pas një asisti nga Fabio Silva, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për verdhezinjtë.

Me këtë fitore, Borusia e Dortmundit konsolidon vendin e dytë në renditje me 64 pikë, duke mbetur 9 pikë pas Bajernit të Mynihut, që kryeson kampionatin. Nga ana tjetër, Shtutgarti vazhdon të mbajë vendin e katërt me 53 pikë.

borusia e dortmundit shtutgart bundesliga

Lini një Përgjigje