
Sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha po vazhdon të tregojë formë të mirë, si me kombëtaren ashtu edhe në nivel klubi. Pas golit të shënuar në minutën e 42-të ndaj Polonisë në “play-off”-in e Kupës së Botës – një realizim që dha shpresë, por nuk mjaftoi për kualifikimin në Varshavë, Hoxha ka lënë gjurmë edhe me Dinamon e Zagrebit.
Në ndeshjen e kampionatit kroat kundër Osijek, Hoxha u aktivizua nga stoli në minutën e 65-të. Vetëm katër minuta më vonë, ai kontribuoi menjëherë duke asistuar në golin e shënuar nga Beljo.
Dinamo e Zagrebit dominoi plotësisht takimin, duke e mbyllur me rezultatin e thellë 7-0. Përfshirja e Hoxhës në një prej golave shihet si një sinjal pozitiv për vazhdimësinë e tij në skuadër dhe për rritjen e rolit në ndeshjet e ardhshme.
Lini një Përgjigje